Komuna e Prishtinës ka njoftuar se drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave ka përcjellur materialin ofertues për projektin “Ndërtimi i “Rrugës A”.
Përmes një postimi në Facebook, në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me të gjitha instalimet nëntokësore.
“Rruga do të jetë me tri korsi në një drejtim. Për autobus do të ketë korsi të veçantë, ndërsa dy korsitë e tjera do të shfrytëzohen për vetura. Rruga do të ketë shtegun e biçiklistave dhe trotuarin afër saj. Po ashtu do të ketë tre shtigje të hapësirave gjelbëruese”, ka thënë Komuna e Prishtinës.
Më 23 dhe 24 prill, në kryeqytet është testuar funksionimi i qarkullimit njëkahor në unazën e brendshme.