Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës, ka publikuar çmimet e reja për trafikun urban. Plani tarifor do të nisë së aplikuari që nga 31 janari i këtij viti

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve, ka riorganizuar planin e tarifimit.

Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës thuhet se për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14 euro do të zbresë në 13.50€.

“Në anën tjetër, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kemi përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumëpërdorimëshe. Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€. Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00 euro”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50€.

Ky plan tarifor do të nisë së aplikuari që nga 31 janari i këtij viti.

“Kartelat javore dhe mujore mund t’i bleni në pikat e shitjes së Trafikut Urban:  Kioska me logon e Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës së Vjetër (tek “Plepat”), Kioska me logon e Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, (tek ”Banesat e Bardha”)”.

“Ndërsa, Biletat Ditore 24 orëshe dhe ato me një drejtim, mund t’i bleni si zakonisht në autobus, duke u pajisur me kupon fiskal”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika