Komuna e Prishtinës shpall konkurs për drejtorë të shkollave të mesme e institucioneve parashkollore

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur konkursin për drejtorë, zv/drejtorë të disa shkollave të mesme dhe institucioneve parashkollore

Komuna e Prishtines

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës të martën e 14 marsit ka shpallur konkurs për drejtorë, zv/drejtorë të disa shkollave të mesme dhe institucioneve parashkollore.

Për drejtor të shkollave të mesme të larta janë hapur pozita të lira në shkollat: “Prenk Jakova”, “28 Nëntori”, “Gjin Gazulli”, “Dr. Ali Sokoli” “,“Eqrem Çabej”, “Medreseja Alauddin” dhe zëvendësdrejtor në “Ahmet Gashi”.

Derisa, është rishpallur konkursi për drejtor në shkollat: “Hoxhë Kadri Prishtina”,  “Gjimnazi i Specializuar Matematikor”,  “7 Shtatori” dhe zëvendësdrejtor në “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Pozita për drejtorë janë shpallur edhe në institucionet parashkollore si: IP “Dielli”, “Yllkat”, “Xixëllonjat”, “Buzëqeshja”, “Ardhmëria”,  “Gëzimi Ynë”, “Fatosat”, “Lulevera”.

Sipas të dhënave në këto konkurse, kohëzgjatja për këto emërime do të jetë për 4 vjet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 14.03.2023 deri më datën 28.03.2023.

Në detaje të këtij konkursi potencohet se kandidati/ja në një konkurs publik ka të drejtë të aplikojë në një e më shumë shkolla. Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.

Në maj të vitit 2022, Komuna e Prishtinës bëri të ditur se drejtorët dhe zv.drejtorët do të përzgjidhen në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Detajet më të hollësishme i gjeni këtu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika