Komuna e Prizrenit shpreh pakënaqësitë për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka shprehur shqetësime për shpërndarjen e teksteve shkollore, për faktin që disa nxënës kanë mbetur pa libra, ndërkohë që deputetët kërkojnë sqarime dhe raporte të detajuara mbi problemet dhe sfidat e hasura gjatë procesit të subvencionimit

Pamje nga mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, 23 korrik 2024.

Komuna e Prizrenit ka shprehur pakënaqësitë e saj për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, teksa i gjithë procesi ka përfunduar për kompletim të librave.

Kështu ka thënë drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Luljeta Veselaj-Gutaj.

Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit Fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, Veselaj Gutaj ka thënë se Prizreni nuk ka bërë shpërndarje të teksteve, e po ashtu ka thënë se ka nxënës të shkollave që kanë mbetur pa libra.

“Drejtoria e Komunës nuk ka bërë shpërndarjen e teksteve, pasi kemi përcjellë fazën e dytë ka dalë me një komunikatë dhe ne jemi informuar përmes mediave se do bëhet subvencionimi, ne nuk kemi pas vështirësi me shpërndarje, sepse është bërë subvencionimi. Nëse flasim në total, ne kemi pas nxënës që nuk ka pas libra fare, këtu unë kam sjellë disa dëshmi që do i përcjell te administrata me emër e mbiemër e cila klasë. Kemi fëmijë që është kujdes shkolla. Ka pas shumë sfida, shumë fëmijë që kanë mbet pa u subvencionuar me libra”, ka thënë Gutaj, teksa përmendi edhe nxënësit e shkollave që nuk janë pajisura me tekste shkollore.

“Shkolla ‘Lekë Dukagjini’, shkolla ‘Faik Berisha’, ‘Ibrahim Fehmiu’, prindërit i kanë blerë librat, sepse nuk janë subvencionuar”, ka thënë tutje ajo, transmeton EO.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, shtroi disa pyetje për drejtoreshën lidhur me subvencionimin me libra në këtë komunë.

“Cilat janë problemet që i keni has si Drejtori e Arsimit lidhur me shpërndarjen e teksteve, kur është bërë kompletimi i literaturës me nxënësit, sa nxënës nën moshën 6-vjeçare kanë mbetur pa tekste”, ka thënë Dreshaj.

Deputetja nga Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka kërkuar nga drejtoresha numrin e saktë të nxënësve që nuk janë rimbursuar me libra dhe arsyen që kanë hasur në vështirësi për të aplikuar.

“Numri i saktë i nxënësve të Komunës së Luljeta Veselaj Gutaj, Prizrenit që nuk janë rimbursuar. Pse nuk janë rimbursuar, a ka qenë problemi te aplikimi, apo te prindërit. Ministrja ka prezantuar një mobilizim të organizatave që iu kanë dalë në ndihmë këtyre grupeve, një vendim të datës 14, a ka Drejtoria Komunale e Prizrenit raport për asgjësim të këtyre stoqeve. A ka pas vështirësi konkrete komuna e Prizrenit për subvencionim, a ka ndonjë raport komuna lidhur me dëmtimin e teksteve”, ka pyetur Fejza.

Drejtoresha Gutaj, ka thënë se për secilin problem janë adresuar tek MASHTI, ndërsa, veçoi edhe disa probleme me të theksuara që i kanë pas si komunë gjatë subvencionimit.

“Për secilën kërkesë dhe ankesë ne i kemi dërguar që të adresojmë problemet në dikasterin përkatës që është marrë me subvencionim. Ka pas probleme ne e-Kosova për me u qas, ne si DKA kemi marrë iniciativën që të kërkojmë nga organizatat. Arsyet se pse nuk janë rimbursu, problemet kanë qenë te qasja në e-Kosova. Prej vitit 2022 ne nuk kemi pas stoqe. Klasa e 6-9, ka pas shumë probleme, ka pas libra të dëmtuara, dhe ajo më e rëndësishme kanë qenë librat e plotësuar dhe neve këto na bëjnë nxënës kopjues. Çdo ankesë e kemi përcjell në MAShT, MAShTI nuk është as e Vetëvendosjes, as e PDK-së, ka për obligim që t’i shërbejë qytetarët”, ka thënë Gutaj.

“A e ka kërkuar katalogun e teksteve komuna e Prizrenit, cilat kanë qenë vështirësitë dhe problemet reale pasi që është anuluar procedura e blerjes së teksteve shkollore dhe është vendosur një procedura tjetër, ajo e subvencionimit. A keni raport zyrtar nga shkollat cilat kanë qenë mungesa me libra nga klasa e 5-6 dhe e 6-9, dhe këtë raport a e keni përcjell në Ministri, a ka pas përllogaritje sa kanë kushtuar librat, a mendoni se kanë pas çmim të njëjtë apo ka dallu çmimi për klasën e 5, 6, 7, 8, 9. A kanë arrit të gjithë nxënësit të pajisen me libra. A ka pas raste në Prizren kur nxënësit nuk janë pajisur me libra”, ka pyetur drejtoreshën e komunës së Prizrenit, deputeti nga PDK-ja, Bekim Haxhiu.

Drejtoresha Gutaj, ka thënë se MAShT-i e ka dërguar katalogun në tri faza, vështirësitë dhe problemet reale kanë qenë kur është ndërpre qasja në E-Kosova, pastaj rimbursimi.

“Ne kemi konsideru për një kohë më të gjatë, ne kemi kërkuar nga shkollat që të formojnë ekipet për të iu dalë në ndihmë. Ka pas vështirësi në fazën e rimbursimit, ne kemi pas një komision për tekstet shkollore, çdo e-mail, çdo kërkesë unë e kam adresuar. E-mail i fundit që na ka ardhë si duket ka qenë fundi i dhjetorit, që na ka ardhë nga divizioni, mungesa e librave raport zyrtar 1-5, 6-9, ne marrim raportin, nga drejtoritë që ata e marrin nga mësuesit”, ka thënë Veselaj-Gutaj.

Gjithashtu, ka shtuar se ka pasur nxënës që deri në fund të vitit nuk kanë pasur tekste shkollore.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pyeti nëse e di saktë shumën e shpenzuar në vitet paraprake për libra.

“Është përgjegjësi e Ministrisë, kur bëhem ministre e Arsimit ta jap përgjigjen”, u përgjigj Veselaj-Gutaj.

“Në rast se nuk ke informacione të sakta, mos të përgjigjeni”, ka thënë Muja.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika