Komuna e Ulqinit i bashkangjitet thirrjes se Kryetares së Sarajevës z. Benjamina Kariq për mbështetjen e Rezulotës së OKB-së e cila mbetet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme mbi “Ditën Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në 1995”.
“Ne si Komunë shembull i bashkëjetesës ndëretnike jemi të mendimit që krimet e së kaluerës nuk duhen harruar apo neglizhuar sepse nuk mund të kemi paqe stabile pa dhënë llogari mbi krimet e së shkuarës, kujtesa kolektive nuk mund të harrojë krimet ndaj të drejtave njerëzore të kësaj përmase por ndoshta mund të falë por gjithnjë duke vënë në drejtësi të gjithë ato të cilët kanë kryer vepra kundër njerëzimit,” thuhet në njoftimin e Komunës.
Komuna e Ulqinit solidarizohet me të gjithë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, familjarët e viktimave, të gjithë qytetarët e përkatësisë etnike boshnjake, shtetin e Bosnjës dhe Hervegovinës si dhe Komunën e Sarajevës.
“Ndjehemi të nderuar që mund të përkrahim një iniciativë të tillë e cila është një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike në Ballkan dhe paqes së shumëpritur,” thuhet në njoftim.