Komuna paralele nuk është hapur më në Shtërpcë

Vazhdon të jetë e mbyllur zyra e strukturave paralele serbë në Komunën e Shtërpcës. Prokurori i rastit Rasim Maloku thotë se kjo nuk do të rihapet asnjëherë, porse ka njoftuar se të ngjashme sikur kjo ka edhe në komunat tjera të Kosovës ku udhëhiqet nga komuniteti serb

Komuna paralele në Shtërpcë

Objekt ishte shfrytëzua për shumë kohë nga strukturat paralele në Komunën e Shtërpcës.

Por, si vazhdimësi e aksionit “Brezovica”, Policia e Kosovës rreth dy muaj më parë, e mbylli tërësisht. Brenda objekti hyrjen nuk e ka të lejuar askush.

Qysh nga 16 marsi i këtij viti, zyra e cila për shumë vite, u shfrytëzua nga strukturat paralele serbe në Komunën e Shtërpcës, po vazhdon të jetë e mbyllur. Dy zyrtarë policor në hyrje të këtij objekti nuk po lejon hyrjen e askujt brenda saj.

E për këtë çështje ka folur edhe prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku. Ai në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se, kjo zyrë nuk do të rihapet asnjëherë.

“Kjo komunë do të jetë e mbyllur dhe nuk do të ketë fare mundësi që të rihapet. Deri me tani nuk kemi informacione se ka pasur tendenca që të bëhet riorganizimi i kësaj strukture në ndonjë vend tjetër, deri më tani nuk kemi informacione dhe punëtorët që kanë punuar në këtë zyrë janë sjellë korrekt nuk ka pasur ndonjë rezistencë nga ta, ne kemi dërguar në ekzaminim pajisjet elektronike dhe të vërtetojmë se faktet janë reale për çështjen dhe të vërtetohet se çfarë aktiviteti është zhvilluar aty”, Rasim Maloku, Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj.

Rasim Maloku, Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj

Por, mbylljen e saj po e kundërshtojnë qytetarët serbe të komunës së Shtërpcës.

“Nuk janë struktura paralele, për shkak të dokumentacionit kërkohet të punojnë institucionet serbe. Ne kemi edhe dokumente paralele, ato serbe dhe të Kosovës, për shembull kur të na lindin fëmijët ne i regjistrojmë në institucionet serbe. Edhe të vdekurit I paraqesim atje, për të përmbushur aspektet ligjore dhe tash e tëra I është pamundësuar”, Vladimir Mirkoviç, qytetar.

Vladimir Mirkoviç, qytetar

Por, ka të tejrër qytetarë serb që nuk e kanë fort idenë se kush a punuar në këtë zyrë.

“Nuk e di për besë, nuk jam në rrjedha për strukturat paralele pasi që nuk vijë këtu shpesh. Por e di që kjo zyrë që nga dita e aksionit është e mbyllur”, qytetari serbe.

“Nuk kom informacione për këtë zyrë, nuk e di kush ka punuar në këtë zyrë, nuk di kurgjo, nuk ka pas informacione as për cka sherbën kjo zyrë”, qytetari serbe.

Por, zyra si kjo në Shtërpcë që tashmë është e mbyllur ka edhe në disa komuna tjera të cilat funksionojnë të papenguara.

Një gjë të tillë e pohon prokurori, Rasim Maloku.

“Ne shpresojmë që ky rast të shërbeje edhe për prokuroritë tjera, meqë ka informacione se në gjitha komunat ku pushtetin lokal e kanë komuniteti serb ekziston edhe strukturat paralele serbe”, Rasim Maloku, Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj.

Të intervistuar nga Prokuroria e Ferizaj bashkë me Prokurorinë e Specializuar për këtë rast janë rreth 100 persona.

Kryetar i strukturave paralele në Shtërpcë sipas Prokurorisë ishte Bratislav Nikoliq, i cili është arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti në dhënien e leje të ndërtimit në Brezovicë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika