Komunat kërkojnë nga Ministria e Financave pezullimin e vendimit për rivlerësimin e pronave

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) i ka kërkuar Ministrisë së Financave, Transfereve dhe Punës (MFTP) që vendimi për rivlerësimin e pronave të pezullohet

Fotoilustruese

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) i ka kërkuar Ministrisë së Financave, Transfereve dhe Punës (MFTP) që vendimi për rivlerësimin e pronave të pezullohet dhe qytetarët e Kosovës të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022.

Kështu thuhet në njoftimin për media të AKK-së, ku përmenden edhe arsyet që e kanë shtyrë bordin për ta shtruar këtë kërkesë.

“Rrethana të vështira ekonomike për qytetarin; shkalla e inflacionit është dyshifrore, shtrenjtim të çmimeve të produkteve bazë dhe produkteve të tjera, nivel i pagave i pandryshuar për vite të tëra dhe ndikim i drejtpërdrejtë në rëndimin e shportës për qytetarin”, thuhet në njoftim.

Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale dhe përcaktohet nga shumëzimi i vlerës së pronës me normën tatimore. Normat tatimore vendosen nga komunat përkatëse, ndërsa vlerësimi i pronës bëhet nga Ministria. Kjo normë është 0.15 për qind të vlerës së përgjithshme.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë të premten se rritja e tatimit në pronë nuk ka qenë përgjegjësi e këtij institucioni e as e Qeverisë aktuale.

Murati ka thënë në një konferencë për media se faturat e tatimit në pronë për këtë vit janë më të larta, pasi ka hyrë në fuqi tatimi 100 për qind për tokat dhe është bërë vlerësimi i pronave rezidenciale, si dhe shkallës tatimore.

Tutje, Murati ka thënë se meqë kjo rritje ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës janë të gatshme që të dëgjojnë propozimet e komunave për të ulur, apo për të marrë përsipër, shlyerjen e një pjese të tatimit në pronë për qytetarët.

Ndër të tjera, Bordi i AKK-së ka kërkuar të ketë takime dhe “konsulta të mirëfillta me komunat”, në mënyrë që të gjenden mënyrat më të mira për një rivlerësim të pronës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika