Komunat pa mjek pune, statusi QKMF-ve nuk i parasheh

Komunat e Kosovës tash e disa vite nuk mund të hapin konkurse për të punësuar mjek pune në QKMF-të e tyre. Krejt kjo pasi që një shërbim i tillë nuk parashihet në statusin e QKMF-ve. Për ankesa te zyrtarëve të Komuëns e qytetarëve dhe interesimin e televizionit, ministria e Shëndetsisë nuk ka dhënë asnjë përgjigje

QKMF në Fushë Kosovë

Të punësuarit në komuna të ndryshme, në veçanti ata në institucione publike, për shqetësimet e tyre shëndetësore janë drejtuar tek mjeku i punës.

Por të njëjtit, tani janë të paktë në numër.

Krejt kjo pasi në statusin e Qendrave të Mjekësisë Familjare, që nga vitit 2015 nuk figuron një shërbim i tillë që mund të ofrohet në QKMF-të.

Rrjedhimisht, pensionimi i mjekut të punë në komunën e Fushë Kosovës, kjo pozitë është shuar.

“E Komunës së Fushë Kosovës këtë e kryejnë tek mjekët familjarë. I njëjti status e ndalon edhe për pediatër e gjinekolog dhe s’kemi drejt më hap konkurse pasi nuk është e paraparë më statusin e QKMF-ve”, ka thënë drejtoresha e Shëndetësisë së Fushë Kosovë, Mimoza Kolshi.

Edhe të punësuar në ndërmarrje të ndryshme, thonë se nuk kanë marrë shërbime tek mjeku i punës.

“Nuk ka pas asnjëherë dhe kerkun s’kemi marr këtë shërbim. Unë kom punu në KEK dhe ne i kemi kry nga shërbimet e mjekëve por jo të komunës pasi kurr ka pas”, ka thënë Bardh Krasniqi, punëtor i KEK-ut.

“ Për qytetarin është problem kjo por komunat këto nuk munden mi zgjidh duhet ata të tjerërt”, ka thënë Xhevat Mehmeti, qytetar.

Rexhep Kaqurri, drejtor nga Instituti i Mjekësisë së Punës në Obiliq, e konsideron absurd faktin që tash e disa vite asnjë ministri nuk merret më këtë problem.

“ Deri vonë janë orientu tek mjekët familjarë por që të njëjtit nuk janë adekuat për të bërë një ekzaminim të punëtorët. Nëse impelmentohet fondi I sigurimeve shëndetësorë dhe fondi pensional atëherë automatikisht do të bllokohet puna pasi nuk ka kush e përcakton individualitetin e punëtorëve. Në krejt Kosovën janë vetëm tre mjek të punës aktivë”, ka thënë Kaquri.

Pavarësisht insistimit të televizionit dhe pyetjeve të dërguara tash e disa ditë për këtë temë nuk ka kthyer përgjigje Ministria e Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika