Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë të FFK-së, e ka cilësuar të kurdisur ndeshjen Ulpiana – Vllaznia.
Ky duel u fitua nga Vllaznia e Pozheranit si mysafire me rezultat 4:3, në kuadër të javës së 21-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Sipas njoftimit, Komisioni ka vendos që ndeshja të regjistrohet si e luajtur, por pikët dhe golat nuk do të shkruhen në tabelë.
“Komision i Garave gjatë regjistrimit të ndeshjeve ka konstatuar se ndeshja Ulpiana-Vllaznia ka qenë e kurdisur. Bazuar nga deklaratat e personit zyrtar të FFK-së dhe xhirimit televiziv dhe konfmorm nenit 97, pika F të Rregullores Disiplinore, është vërtetuar mosangazhim në lojë i ekipit vendas, sipas nenit 60 paragrafi 1, pika F, e Rregullores Disiplinore, e cila parasheh “Mosangazhim në lojë” (Lëshim i qëllimshëm i kundërshtarit për të shënuar gol pa angazhim, angazhim inert, mosdëshirë për lojë, dëmtim i ekipit të tij me qëllim), komunikimi i disa lojtarëve me SMS lidhur me zhvillimin dhe rezultatin e ndeshjes si dhe të dhënat nga disa raporte tjera konfidenciale”, shkruan ndër të tjera në raportin e Komisionit të Garave të FFK-së.
Po ashtu, është inicuar Procedur Disiplinore ndaj të dyja klubeve, personave zyrtarë të tyre dhe disa lojtarëve.
“Ndaj klubit të Ulpianës, ndaj personit zyrtar të Ulpianës, Meriton Isufi, ndaj lojtarëve, Ridon Llugiqi, Gentian Emini, Samet Rexhepi, ndaj klubit të Vllaznisë dhe ndaj personit zyrtar të Vallaznisë, Agron Pira”, shkruan në njoftim.