Komuniteti shqiptaro-amerikan i drejtohet me letër Blinkenit, kërkon mbështetje për Kosovën

Komuniteti shqiptaro - amerikan i është drejtuar me letër sekretarit amerikan të Shtetit Blinken, ku shprehet mospëlqimi i këtij komuniteti ndaj qasjes aktuale të Departamentit të Shtetit ndaj Kosovës, teksa kërkohet mbështetje më e fuqishme

Komuniteti shqiptaro – amerikan i është drejtuar me një letër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, profesori në Washington, Drilon Gashi.

Në këtë letër kanë kontribuuar 40 e më shumë udhëheqës të komunitetit shqiptaro-amerikanë, udhëheqës biznesi, akademikë dhe profesionistë nga 10 e më shumë shtete të ShBA-së.

“Letra, e nisur nga profesori Besnik Pula dhe unë, mbledh së bashku anëtarë dhe miq të komunitetit me prejardhje të ndryshme dhe synime jopartiake. Është një grup që është përgjithmonë i përkushtuar për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës”.

May be an image of text that says "The Honorable Anthony Blinken Department State Washington, Honorable Secretary Blinken: members express actions community standing with the friends this community, Secretary Blinken, hereby writing against the copy fthe Russia before Ukraine. Bosnia erzegovina Serbia's and President Vucic's inspired violence political unrest, Russia. comes fthe States, the Republic Kosova, implement their ndividuals level and from 30NATO troops, many attacks Kosova u apartner taken NATO. gangs as Ukraine, Serbia West, Puin's regional satellite Ambassadors NATO soldiers. States continue two recall three hairs partner of pretend also recognize Western the Kosova strong devoted have created otoy Balkans the States."

Në këtë letër shprehet mospëlqimi i këtij komuniteti ndaj qasjes aktuale të Departamentit të Shtetit ndaj Kosovës.

Tutje, thuhet se kjo letër synon të korrigjojë këtë qasje në bashkëpunim të afërt me DASh-in, duke kërkuar që urgjentisht të zgjidhet kriza e sigurisë e nxitur nga dhuna e Serbisë.

May be an image of text

“Letër e Hapur: Komuniteti shqiptaro-amerikan bën thirrje për mbështetje më të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për Republikën e Kosovës. 40+ udhëheqës të komunitetit #shqiptaromerikanë, udhëheqës biznesi, akademikë dhe profesionistë nga 10+ shtete të SHBA-së bëjnë thirrje për mbështetje më të madhe nga Departamenti i Shtetit për #Kosovën. Letra shpreh mospëlqimin ndaj qasjes aktuale të Departamentit të Shtetit ndaj ndërsa synon 1) të korrigjojë këtë qasje në bashkëpunim të afërt dhe 2) bën thirrje që & të zgjidhin urgjentisht krizën e sigurisë të nxitur nga dhuna e Serbisë”, thuhet në njoftim.

May be an image of text that says "Laura Ivezaj, Michigan llaz Kadriu, Illinois Dr. Gazmend Kapilani, llinois Mark Kosmo, Massachusetts Dr. Sidita Kushi, Massachusetts Anton Lekocaj, Michigan Richard Lukaj, Connecticut Dr. Medlir Mema, Idaho Dr. Elidor Mëhilli, New York Vera Mjeku, New York Ard Morina, New ersey Dr. Jasmin Mujanovic, California Gino Mulliqi, Texas Dr. Srdja Pavlovic, Edmonton AB, Canada Dr. Besnik Pula, Virginia Burim Ramadani, Ilinois Gezim Rushiti, Texas Shaqir Salihu, Virginia Idriz Shabani, Wisconsin Suzanna Shkreli, Michigan Shqiprim Vranici, Texas Behar Xharra, Virginia Zenku, Illinois Ilir Zherka, California"

Ndryshe, të mërkurën, Gashi në emisionin “FIVE” ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpjekjet e saj për të arritur një rrugëdalje nga tensionimi i situatës në veri të vendit, pasi sipas tij, kur ShBA-ja paralajmëron sanksione i zbaton ato.

Ai ka theksuar se ShBA-ja ka tendencën të zbatojë masat e paralajmëruara, prandaj është e rëndësishme që Kosova të evitojë një situatë në të cilën do të përballet me sanksione.

“Mundet kur SHBA paralajmërojnë një gjë ata më pas vijnë në zbatimin e atyre masave, atyre deklaratave, kështu që është shumë me rëndësi që të vazhdohet ajo përpjekja që veçse po vërehet, që të ketë një rrugëdalje nga kjo situatë”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu ka shprehur keqardhje për nxitimin, gjuhën dhe qasjen e ShBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar se kjo reflekton nevojën për të forcuar diplomacinë e Kosovës në ShBA dhe për të përfshirë më shumë komunitetin shqiptaro-amerikan në përpjekjet e saj.

Është për keqardhje ky nxitim, kjo gjuhë, kjo qasje, ndaj Kosovës, pavarësisht se kush është në pushtet në vend, ne nuk do të duhej të shihnim qasje të tilla nga SHBA-ja në Kosovë. Në përgjithësi kjo reflekton që të ketë një riinvestim në diplomacinë e Kosovës në SHBA, dhe një staf më të madh në evokimin nga komuniteti shqiptaro-amerikan, edhe në lobim profesional”, ka thënë ai në emisionin FIVE.

Po ashtu, ai ka vlerësuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të organizuar zgjedhjet në veri si një hap pozitiv drejt demokracisë. Ai beson se kjo tregon se demokracia është një shtytje për të arritur progres në të gjitha aspektet e jetës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika