Koncert në shënim të përvjetorit të 10-të të Fakultetit të Arteve në Pejë

Fakulteti i Arteve në Pejë organizon koncert solemn me rastin e 10-vjetorit të themelimit. Dekani i kësaj njësie akademike, Hysen Nimani këtë rrugëtim 10-vjeçar e ka përshkruar si të paharruar dhe të bukur. Koncerti do të mbahet të premten e 28 tetorit në Teatrin "Istref Begolli" në Pejë duke filluar nga ora 19:00

Foto ilustrim

Një dekadë që kur Fakulteti i Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka nisur rrugëtimin e tij, me shumë sfida dhe suksese.

Përkushtimi dhe mundi ndër vite është shpërblyer me sukseset e studentëve pas përfundimit të studimeve.

10-vjetori, Fakultetin e Arteve të Pejës e ka gjetur me shumë drejtime të reja, staf akademik të shtuar dhe për një kohë të shkurtër edhe me objektin adekuat dhe kushte të përshtatshme për realizimin e ligjeratave dhe aktiviteteve muzikore.

Në një intervistë për portalin Dukagjini, Dekani i Fakultetit të Arteve, Hysen Nimani ka treguar se si kanë shkuar përgatitjet për koncertin solemn me rastin e 10-vjetorit të themelimit.

Hysen Nimani, Dekan i Fakultetit të Arteve në Pejë

“Përgatitje jashtëzakonisht intenzive gjithë këto kohë për të shënuar kështu me një solemnitet koncertal angazhimin dhe punën e profesorëve tanë ndër vite në ngritjen dhe mbarëvajtjen e një niveli të lartë pedagogjik e artistik”, ka thënë ai.

Nimani ka përshkruar në pika të shkurtëra këtë përvojë 10-vjeçare duke e cilësuar si një rrugëtim të paharruar.

“Rrugëtim i bukur, i dinjitetshëm e ngjarje të paharruara si një stemë jetike në mozaikun historial të Fakultetit të Arteve në dekadën e parë të funksionalizimit si Institucion serioz e kredibil në përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun dhe jetën kulturore të vendit e më gjerë”, ka shtuar Dekani.

Përkushtimi dhe sakrifica janë pjesë e pandashme e çdo rrugëtimi andaj vëshirësitë institucionale padyshim që janë të mëdha, ndërsa Nimani ka thënë që sfidat kanë qenë gjithmonë aty por me bashkëpunim mes kolegësh çdo gjë është tejkaluar.

“Sfidat natyrisht se janë prezente gjatë proceseve por duhet pranuar si të mirqenë dhe si pjesë e rritjes profesionale. Me reflektim dhe mobilizim individual, kolektiv dhe institucional tejkalohen sfidat si proces natyral, duke rezultuar kështu në solucione të shëndetshme dhe të qëndrueshme në stabilitetin kualitativ”, ka theksuar ai.

Ndërsa ka numëruar disa nga paraqitjet e këtij fakulteti të cilat i konsideron si arritje në vend por edhe jashtë vendit.

“Sukseset si kurorëzim i punës natyrisht janë përjetim i cili na bënë krenar dhe janë motiv për më tutje. Suksesi ynë janë studentët tanë me prezantimet në dhe jashtë vendit si në: Gjermani, Shqipëri, Bullgari, Maqedoni etj. Por, suksesi më i lartë janë edhe historitë e suksesit të studentëve tanë pas diplomimit, sistemimi i tyre si kuadër i punësuar dhe aktivizimi i tyre në aktivitetet kulturore si profesionistë tashmë”, ka shtuar Nimani.

I pyetur se cilat janë synimet e Fakultetit të Arteve në Pejë, ai ka thënë që cilësia me profesor eminent nga vendi dhe jashtë, pasurimi i programeve të studimit, analizimi dhe plotësimi i nevojave të tregut janë disa nga prioritetet në vitet në vijim.

Ndër të tjera ka potencuar se arritja e më e madhe e tyre janë kuadrot të cilat kanë dalë nga ky fakultet dhe për të cilët ka thënë se janë realizimi i tyre moral dhe profesional.

“Krenar sot të prezantohemi me krenari me kuadrot e përgatitura e të dala nga Fakulteti ynë si muziktarë të diplomuar, tashmë ata janë kolegët tanë dhe i plotësojnë nevojat për kuadro profesionale në shkolla të përgjitshme në nivel vendi por edhe në shkollat profesionale muzikore. Ky është dhe mbetet satisfakcioni dhe realizimi ynë moral e profesional”, është shprehur Nimani.

10-vjetori po festohet me shumë suksese por çfarë presim në vitet e ardhshme nga Fakuteti i Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë.

“Natyrisht ‘Fakulteti i Arteve’ është përherë koherent me kërkesat dhe plotësimin e kritereve për cilësi dhe ngritje akademike përfshirë këtu edhe programet e reja të studimit. Përkitazi me kërkesat në ciklin e studimeve Bachelor dhe Master, analizojmë dhe rrjedhimisht investojmë në përgatitjen e tyre sa më cilësore për zhvillimin e karrierave artistike përspektive”, ka përfunduar ai.

Ndryshe Fakulteti i Arteve është njësi akademike e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë dhe nga viti 2012 trajtohet si institucion publik i shkollimit apo studimeve dipolomike.

Koncerti do të mbahet të premten e 28 tetorit në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë duke filluar nga ora 19:00.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika