Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj ka falënderuar Ulqinin për energjinë dhe mikëpritjen që iu bë në koncertin e mbajtur atje.
Me anë të një postimi në Facebook, Lahaj ka falënderuar edhe Organizatën Turistike, Qendrën për Kulturë e Qeverisë së Malit të Zi për mbështetjen.
“I dashtun Ulqin, të dashtun ulqinakë e ju adhurues të artit lirik,
Çka me ju thanë përveç që ma kënaqet zemrën, jo vetëm me prezencën por edhe me dashninë, energjinë e rrespektin që treguat për koncertin, e po ashtu për iniciativën e bukur të Komunës së Ulqinit! Ulqini asht shpija që ne kemi në bregdet andaj atje do takohemi për çdo verë të lume. Faleminderit Komunës së Ulqinit për ftesën e po ashtu dhe Organizatës Turistike, Qendrës për Kulturë e Qeverisë së Malit tet Zi për mbështetjen. Shihemi së shpejti në Prishtinë më 23 korrik 2023. Paçi shëndetin miq!”, ka shkruar Lahaj.
Të pranishëm në koncerit ishin Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe të tjerë.