Konferenca e radhës për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, do të mbahet në fillim të shtatorit

Pas adresimit të një morie kritikash nga radha e mbrojtes , Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar për procedurat e mëtejshme dhe njëherësh, ka bërë të ditur se konferenca e radhës do të mbahet në shtator

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Me urdhër të gjykatësit, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të dorëzojë një listë të dëshmitarëve që përditëson mënyrën e marrjes në pyetje për secilin dëshmitar deri më 2 shtator.

Përgjatë seancës së sotme dhe njëherësh, pas adresimit të kritikave për prokurorinë nga avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, Nicolas Guillou ka lëshuar urdhërinë e lartcekur.

“Duke marrë parasysh parashtrimet e palëve urdhëroj ZPS-në që të dorëzojë një listë dëshmitarësh që përditëson mënyrën e marrjes në pyetje dhe paraqitjen e kohës për secilin dëshmitar deri më 2 shtator 2022. Duke marrë parasysh parashtrimet e palëve, urdhëroj ZPS-në të plotësojë njoftimin sipas rregullës 102(3) deri më 7 tetor 2022”, ka thënë ai.

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka thënë se Zyrës së Prokurorit të Specializuar do t’i paraqesë dokumente të krimeve serbe në Kosovë.

Gjersa ka thënë se këto krime janë të shumta në numër, ai ka theksuar se qëllimi i tyre është që t’u tregojnë prokurorisë vrasjet e kryera nga Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Nuk jemi në gjendje të biem dakord me fakte të tjera, për shkak të arsyeve që i kam përmendur kohë më parë, por kemi ndërmend të dorëzojmë disa propozime që janë të shumta në numër dhe shpresojmë të mund t’i shikojmë këto krimet e kryera dhe kundër shqiptarëve te Kosovës dhe vrasjeve të shqiptarëve të Kosovës nga serbët dhe kjo do të na shkurtojë shumë kohë”, ka thënë ai.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve, prokuroria ka deklaruar se nuk planifikon të zvogëlojë çështjen sa i përket numrit të dëshmitarëve.

Së bashku me këtë të fundit, sipas prokurores, Claire Lawson, nuk është parashikuar as mundësia e zvogëlimit të numrit të dëshmitarëve.

Për këtë ka reaguar avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

“Në shumë raste në përgjigje të një parashtrimi me gojë apo shkrim, jo është një përpjekje faktikisht që të vihet Ushtria Çlirimtare e Kosovës në gjykim, të sillet para gjyqit, dhe prokuroria thotë që nuk është ky gjykim kundër UÇK-së, por para disa anëtarëve të saj, nëse kjo është e vërtetë atëherë nuk duhet të ketë asnjë kundërshtim që të hiqen vendndodhje të krimeve, ku e vetmja lidhje që është vendosur është një lidhje nëpërmjet dikujt që identifikohet si anëtar i UÇK-së dhe nuk ka asnjë lidhje me ndonjë prej këtyre të akuzuarve dhe vendndodhjen e krimeve. Nëse hiqen këto raste atëherë kjo do ta reduktonte shumë çështjen dhe mund të kursej muaj e muaj dëshmish, të cilat nuk do të kishin lidhje me çështjen e prokurorisë, nëse prokuroria i përmbahet qëndrimit të saj se ky nuk është sulm ndaj UÇK-së”, ka thënë ai.

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë që prokuroria të dorëzojë listën e dëshmitarëve për tre muajt e parë të gjykimit në Hagë

E avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka thënë se parashkrimi prokurorisë nuk është i drejtë.

“Kjo do të thotë që përgjigja është që ata nuk do të zvogëlojnë çështjen, nuk do të ulin numrin e dëshmitarëve dhe vendndodhjes së incidenteve… Ky parashtrim që bëri prokuroria nuk është i drejtë, paragrafët e akuzës përfshijnë të gjithë anëtarët e UÇK-së praktikisht. I ftoj të gjithë të shikojnë paragrafin 35 të aktakuzës dhe kush nga UÇK është lënë jashtë këtij përshkimi”, ka thënë ai.

Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve është caktuar të mbahet më 8 shtator të këtij viti.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë, ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata, aktualisht, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika