Konfidustria shqiptare: Porti i Durrësit është i privatizuar “de jure”

Konfindustria shqiptare ka vlerësuar se është e domosdoshme që marrëveshja koncesionare e privatizimit dhe ndryshimit të qëllimit të shërbimit të tij

Porti i Durrësit. Foto: Autoriteti Portual Durrës

Të hënën e 15 gushtit, konfindustria shqiptare me anë të një njoftimi ka vlerësuar se është e domosdoshme që marrëveshja koncesionare e privatizimit dhe ndryshimit të qëllimit të shërbimit të tij, të bëhet e njohur për publikun dhe të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se konfindustria shqiptare ka paqartësi dhe mungesë të skajshme informacioni publik për koncesionin e Portit të Durrësit.

“Është e domosdoshme të sqarohet para së gjithash, nëse njihen pronarët fundorë të kompanisë partnere të koncesionit si dhe vlera, burimi, mënyra, koha dhe garancitë ligjore të kryerjës së investimit të parashikuar. Do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe me pasoja të paparishikueshme ekonomike, të luftës kunder pastrimit të parave dhe sigurisë, nëse kompania partnere do të jetë e regjistruar në parajsa fiskale”, thuhet në njoftimin e Konfidustrisë shqiptare.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se shteti shqiptar kapitalizon mbi 1.5 milion m2 siperfaqe trualli të Portit të Durrësit me vlerë shumë të lartë, që do të jetë automatikisht pronë e koncesionarit.

“Një pasuri e tillë e çmuar nuk do të jetë më pronë e shtetit shqiptar, por është e privatizuar “de jure”, që në çastin e derdhjes si kontribut në kapitalin e konçesionarit në të cilin administrimin e bën partneri privat, që zotëron 70% të aksioneve”.

Porti që do të lidh Durrësin me Prishtinën

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika