Konfirmohet arratisja e të burgosurit nga spitali, pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues

Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka konfirmuar se është arratisur sot i burgosuri me inicialet, L.Xh, nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Më herët, Dukagjini raportoi për rastin.

Në lidhje me këtë rast, ShKK ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues.

I dyshuari ishte i akuzuar për veprën penale “Fajde”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njëjti ishte i akuzuar për vepren penale ‘Fajde’. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika