Burim Ramadani, tashmë është ish-inspektor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Kjo për shkak se ai këtë të mërkurë, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Pas këtij lajmi, Zyra e Presidentes ka dalë me njoftim, ku është bërë e ditur se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e kanë emëruar si inspektor për këtë pozitë, Kujtim Shalën.
Shala deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, vijon njoftimi.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale”, thuhet në njoftim.