Konfirmohet emërimi i James O’Brien si ndihmëssekretar amerikan i Shtetit

Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e James O’Brien si ndihmëssekretar të Shtetit për Evropë dhe Euroazi

Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e James O’Brien si ndihmëssekretar të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Emërimi i tij është mbështetur nga 67 senatorë, derisa 31 anëtarë kanë qenë kundër.

O’Brien është emëruar në këtë pozitë nga presidenti amerikan, Joe Biden, më 19 maj.

Ai është pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit prej vitit 1989.

Përgjatë karrierës së tij të gjatë, ai është marrë edhe me çështje të Ballkanit, si i dërguar i posaçëm i presidentit, dhe ka marrë pjesë në negociata të paqes në Kosovë dhe Bosnje – Hercegovinë.

Në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ai ka qenë i dërguar i posaçëm për çështje të pengjeve dhe më 2021, Biden e ka emëruar koordinator për sanksione në Departamentin amerikan të Shtetit./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika