Konfirmohet rasti i parë më linë e majmunëve në Malin e Zi

Lia e majmunit mbërrin në Mal të Zi, konfirmohet rasti i parë

Laboratori i Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik ka raportuar për rastin e parë me linë e majmunëve në Mal të Zi.

I prekuri është një shtetas malazez dhe gjendja e tij është stabile.

Ky virus është shpërndarë në 79 vende të botës.

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi apelon qytetarët që të respektojnë masat parandaluese higjieno—epidemologjike.

Lia e majmunëve është shpallur emergjencë shëndetësore globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për shkak numrit të madh të infektimeve në botë, kryesisht në Evropë.

Lia e majmunit i përket familjes së virusit të lisë, por ka simptoma të buta.

Pacientët e infektuar me linë e majmunit kanë vetëm temperaturë, dhimbje në trup, ethe dhe lodhje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika