Konfirmohet vizita e Konjufcës në Hagë

Të gjithë të akuzuarit e Dhomave të Specializuara në Hagë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, kanë pranuar ta takojnë Glauk Konjufcën, takim ky që pritet të realizohet më 17 qershor

Kryeparlamentari Glauk Konjufca

Shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli, ka konfirmuar vizitën e Glauk Konjufcës në Hagë, vizitë e cila do të realizohet më 17 qershor.

Përmes një postimi në Facebook, Kërçeli ka thënë se “Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 qershor, udhëtojmë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë”.

Postimi i Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit

Të premten e 10 qershorit, Kërçeli ka konfirmuar shkurt vizitën e Konjufcës në Hagë, pa dhënë detaje të tjera për RTV Dukagjinin.

“Kryeparlamentari do t’i vizitojë të gjithë. Arsye specifike nuk ka, ata janë qytetarë të vendit tonë”, kishte thënë Kërçeli.

Në Hagë, ish-liderët e UÇK-së, pos vizitave nga anëtarët dhe deputetët e PDK-së, janë takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Thaçi e Veseli pranojnë ta takojnë kryeparlamentarin Glauk Konjufca

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika