Konfirmon Kujtim Shala: Kishte plan për atentat ndaj Lumir Abdixhikut

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se motivi i atentatit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ishte politik dhe për të njëjtin, përpos organeve të rendit janë njoftuar edhe aleatët ndërkombëtar

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala ka konfirmuar planin e atentatit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Po, ne sot kemi marrë një informacion të kësaj natyre, pra mund të konfirmoj që jam i informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me të dhe organizatash në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët kanë rënë në përgjime të njërës prej agjensive intelegjente kryesore të BE-së, të vendeve të BE-së dhe nga ajo çka na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, ka deklaruar ai, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Krahas kësaj, Shala ka thënë se motivi ishte politik dhe për të njëjtin, përpos organeve të rendit janë njoftuar edhe aleatët ndërkombëtar.

“Nga informacionet që kemi marrë ne e që bazohet në përgjimet për të cilat po flas unë, motivi është pastërtisht politik, pra është i qartë i thënë, i artikuluar dhe i elaboluar. Për këtë, ne kemi njoftuar sot Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit si dhe miqtë tanë ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare dhe çështja po trajtohet në disa nivele”, ka deklaruar ai.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, nga Policia kanë thënë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika