Konfirmon policia, dy nxënës të lënduar nga rryma në shkollën “Faik Konica”

Komandanti i zjarrfikësve, Mal Gashi, ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë në shkollën "Faik Konica", pas pranimit të informatës se kjo e fundit ka hasur në telashe me energjinë elektrike. Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se dy fëmijë kanë pësuar lëndime dhe po pranojnë tretman mjekësor në QKUK

Dy nxënës të shkollës “Faik Konica” kanë pësuar lëndime nga energjia elektrike, të martën.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush  në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, ka thënë Ahmeti.

Dukagjini ka kontaktuar edhe me zyrtarë të komunës së Prishtinës.

Nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj, ka thënë se nuk ka informata lidhur me rastin.

Më herët të martën, telashe me energjinë elektrike janë raportuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Se në shkollë kishte probleme të kësaj natyre e ka konfirmuar Mal Gashi, komandant i zjarrfikësve, më herët të martën.

“Kemi pranuar informatën se ka pasur problem me energjinë elektrike, ekipet janë tashmë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika