“Konfiskimi i mbi 33 kg marihuanë në Vërmicë”, policia gjen edhe dy vetura të personave të dyshuar

Të enjten, Policia e Kosovës ka parandaluar trafikimin e mbi 33 kilogramëve marihuanë në kufirin e Kosovës me Shqipërinë.

Në lidhje me këtë rast ishte arrestuar një i dyshuar.

Një ditë pas, policia ka gjetur dy vetura të cilat ishin pronë e të dyshuarve në rast.

Njësiti i anti-drogës në Prizren në prezencë të avokatit mbrojtës kanë hapur veturën e njërit nga të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 55.84 gram kokainë.

“Lidhur me rastin e më hershëm ku ishin konfiskuar rreth 33 kg marihuanë dhe ishte arrestuar një i dyshuar,  më datë 23.02.2024 rreth orës 21:00 njësitet e PKK Vërmicë kanë gjetur  dy vetura të cilat ishin pronë e të dyshuarve në rast. Njësiti i anti-drogës në Prizren në prezencë të avokatit mbrojtës kanë hapur veturën e njërit nga të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë,  ku kanë gjetur dhe konfiskuar 55.84 gram kokainë.  Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndryshe, më 22 shkurt, Policia e Kosovës ka parandaluar trafikimin e mbi 33 kilogramëve marihuanë në kufirin e Kosovës me Shqipërinë.

Në një njoftim zyrtar, Policia kishte bërë të ditur se operacioni është realizuar në bjeshkët e fshatit Vermicë.

Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni, dy persona të dyshuar jishin vërejtur duke hyrë ilegalisht nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore.

Personat e dyshuar bartnin ngarkesa të dyshuara në shpinë dhe kanë lëshuar këto ngarkesa pasi janë urdhëruar të ndalohen nga zyrtarët policorë.

Një prej tyre kishte arritur të ndalohet nga policia.

Ngarkesa e dyshuar ka qenë e vendosur në dy çanta, duke përfshirë 11 paketime me një peshë prej 33.800 kilogramësh.

Parandalohet trafikimi i mbi 33 kg marihuanë në kufirin Kosovë-Shqipëri

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika