Konfiskimi i një sirene alarmi dhe gjashtë zmadhuesve të zërit në veri, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar konfiskimin e një sirene të alarmit dhe gjashtë zmadhuesve të zërit në veri

Foto: Vlora Selimi

Policia e Kosovës ka konfirmuar konfiskimin e një sirene të alarmit dhe gjashtë zmadhuesve të zërit në veriun e Mitrovicës.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani ka theksuar se kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovicë të veriut. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Elshani.

As pohim e as mohim nga Policia për sekuestrimin e sirenave të alarmit në veri

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika