Konfiskohen 10 kg ari e 3 kg argjendë në Prizren – Vlera e mallit arrin 450 mijë euro

Zyrtarët e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës konfiskuan në Prizren 10 kg ari dhe 3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt, me një vlerë totale prej rreth 450 mijë eurosh, në kuadër të një operacioni të përbashkët kundër kontrabandës

Foto ilustruese

Zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit, ku kanë konfiskuar ari dhe argjend, të cilët ishin pa dokumentacion të rregullt.

“Rezultatet e operacionit si në vijim:10 kg ari pa dokumentacion të rregullt. 3 kg argjendë pa dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin rreth 450,000.00 euro.

Gjithashtu, sipas njoftimit, kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit.

“Zbulimi i këtyre mallrave u bë falë punës së palodhur dhe përkushtimit të zyrtarëve të Doganës dhe Administratës Tatimore. Dyshohet se këto mallra janë kontrabanduar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme”, thuhet në njoftim. 

Sipas doganës, ky operacion u fokusua në identifikimin e mallrave pa prejardhje të dokumentuar në kuadër të përpjekjeve për të luftuar kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme.

Pamjet e aksionit janë publikuar edhe nga Dogana e Kosovës.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika