Konfiskohen 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në dy shtëpi në veri

Në dy shtëpi në Mitrovicën Veriore, Policia e Kosovës, ka konfiskuar 59 makina për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka konfiskuar të mërkurën 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në dy shtëpi në Mitrovicë të Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur për portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhyrë në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën ‘Çeta e Minatorëve’ dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave”, ka thënë Elshani.

Po ashtu, Elshani ka thënë se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

“Dogana e Kosovës i ka pranuar këto, duke marrë parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, ka deklaruar Elshani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika