Konfiskohen afro 7 mijë euro, dyshohet të jenë të falsifikuara

Mbi 6 mijë e 900 euro janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet të jenë të falsifikuara

Mbi 6 mijë e 900 euro janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë 24-orëshit të fundit, pasi dyshohet të jenë të falsifikuara.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku theksohet se ato janë konfiskuar pas raportimit në dy raste të ndryshme, njëri në Graçanicë e tjetri në Fushë-Kosovë.

“Preoc, Graqanicë 27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë, në një bankë janë deponuar 364 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas njoftimit, thuhet se monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme.

“Te-Rrethi, Fushë-Kosovë, 11.12.2023. Me 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika