Konfiskohen disa makineri në “Bjeshkët e Strellcit”, dyshohet se përgatitën terrenin për ndërtim

Në një operacion të koordinuar nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPHI), Njësiti për Hetimin e Krimeve Mjedisore, dhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, janë zbuluar disa ndërtime ilegale në zonën e Bjeshkëve të Strellcit.

Ministri Liburn Aliu bëri të ditur se gjatë inspektimeve, autoritetet hasën në makineri dhe pajisje të ndryshme që ishin në përdorim për aktivitete të paligjshme, përfshirë gërmimin dhe përgatitjen e terrenit për ndërtim në prona publike.

“Inspektorati i MMPHI, Njësiti për Hetimin e Krimeve Mjedisore, zyrtarët e PK “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të aktiviteteve të Task Forces së Gjelbër inspektuan disa ndërtime ilegale në Bjeshkët e Strellcit. Gjatë inspektimit janë hasur makineri e pajisje të ndryshme duke ushtruar veprimtari ilegale, përkatësisht gërmim dhe përgatitje të terrenit për ndërtim në prona publike”, thuhet në njoftim.

Sipas Aliut  makineritë e sekuestruar janë konfiskuar me urdhrin e prokurorit dhe janë ngritur kallëzime penale ndaj individëve të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme.

“Për të adresuar këto shkelje, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme me ç’rast: makineritë janë sekuestruar me urdhrin e prokurorit, dhe në bashkëpunim me policinë, janë ngritur kallëzime penale ndaj individëve të përfshirë.MMPHI është e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore dhe do të vazhdojë të ndjekë me rigorozitet çdo rast të shkeljes së ligjit për të siguruar kështu ruajtjen e resurseve të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika