Konfiskohen dy armë në Vushtrri

Policia në Vushttri, në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë zjarri. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës"

Në 24 orët e fundit, policia në Vushtrri, në dy raste të ndara, ka konfiskuar dy armë zjarri.

Në rastin e parë, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin, ku fillimisht janë gjetur nëntë (9) gëzhoja, me ç’rast nga personi i dyshuar është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

“Pas intervistimit me aktvendim të prokurori të dyshuarit për përdorim të armës, i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa, në rastin tjetër, njësia policore në Vushtrri, gjatë kontrollit të detajuar, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me 13 fishekë.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika