Konfiskohen dy armë zjarri në Vushtrri në kuadër të planit operativ “Goditja”

Konfiskimi i dy armëve vjen si rezultat i angazhimeve në kuadër të planit operativ “Goditja”, që është realizuar në rrugën “Ismail Qmaili ” në Vushtrri

Të martën e pesë shtatorit, Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri në Vushtrri.

Sipas njoftimit të policisë, dy persona të dyshuar janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.

“Konfiskimi i dy armëve vije si rezultat i angazhimeve në kuadër te planit operativ “Goditja” që është realizuar në rrugën “Ismail Qmaili ” në Vushtrri , në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrolle një automjet ku gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit në posedim ilegal janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të llojit pistoleta me 15 fishek, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin leje për armë”, thuhet në njoftim.

“Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar A. B., 22 vjeç dhe K. M., 27 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.

May be an image of text

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika