Konfiskohen mallra në vlerë mbi 850 euro në Jarinjë

Në pikën doganore të Jarinjes është hasur një sasi malli të pa deklaruar. Dogana e Kosovës ka njoftuar se mallrat janë konfiskuar dhe vlera e tyre është mbi 850 euro

Në pikën doganore të Jarinjes, në një autobus të linjës Beograd-Mitrovicë, pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtar është hasur një sasi malli të pa deklaruar, i cili është identifikuar si produktet kozmetike.

Kështu ka njoftuar Dogana e Kosovës.

“Ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se mallrat janë konfiskuar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës, dhe se vlera e mallrave të konfiskuara është mbi 850 euro.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika