Konfiskohen mallra të kontrabanduara në Zveçan

Janë konfiskuar mallra të kontrabanduara si 280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme, në një depo në Zveçan

Foto e publikuar nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar mallra të kontrabanduara në një depo në Zveçan.

Gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar 280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme, si dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme.

“Derisa vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 euro. Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët dhe bizneset që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika