Konfiskohen mbi 50 kg marihuanë, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona dhe janë konfiskuar mbi 50 kg drogë të llojit mariuhanë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në aksionin e tyre kundër krimit të organizuar, në jug të Mitrovicës dhe në qytetin e Fushë Kosovës, ku janë konfiskuar mbi 56 kg drogë të llojit mariuhanë, me c’rast janë arrestuar edhe pesë persona të dyshuar.

“Një operacion të ngjashëm e ka realizuar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në Fushë Kosovë, i cili ka rezultuar po ashtu me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi pesëdhjetë e gjashtë (56 kg) substancave narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit sipas njoftimit të policisë, janë S.B  në Fushë Kosovë i cili po drejtonte një veturë të tipit Mercedes, në Vërmicë është evidentuar i dyshuari tjetër B.R, kurse në Mitrovicë të Jugut janë takuar me të dyshuarin tjetër me inicialet N.M.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës. Më pastaj përmes Pikës Kufitare Vërmicë ka hyrë edhe i dyshuari i dytë (B.R,) me veturën e tij po ashtu të tipit Mercedes, i cili ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës Jugu ku e priste personi i tretë (N.M,), me të cilin kanë vazhduar në shtëpinë/garazhin e të dyshuarit e cila gjendej në fshatin Vaganicë”, thuhet në njoftim të Policisë.


Më vonë gjatë aksionit, janë arrestuar edhe personi i katërt dhe i pestë, të dy me inicialet (A.M,).

Përveç substancave narkotike, Policia e Kosovës, ka konfiskuar edhe  3 vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë), 7 telefona celularë, 10mijë e 507 si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Denar te Serbisë.

Katër të dyshuarve sipas policisë, u është caktuar masa e ndalimit mbi dyshimin në përfshirje në blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike psikotropike dhe analog.

Ndërsa i dyshuari i fundit vazhdon në procedurë të rregullt.

Në vend të ngjarjes është gjetur edhe një bunker që të dyshuarit e kanë përdorur për qëllime të jashtëligjshme.

Sipas policisë, ky aksion është në vazhdën e aksionit të ditës së martë, të realizuar në veri të Mitrovicës, ku ishin katër persona dhe ishte shkatërruar një laborator i kultivimit të drogës.

 

Shaktërrohet një laborator ku kultivohej droga në Zveçan, arrestohen katër persona

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika