Konfiskohen tri armë gjuetie në Leposaviq

Të dielën, Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë gjuetie, tri radiolidhje dhe dy thika në Leposaviq. Lidhur me rastin, janë intervistuar tre të dyshuar, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, të dielën, ka konfiskuar tri armë gjuetie në Leposaviq.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, lidhur me rastin, janë intervistuar tre persona.

Përveç armëve, policia ka konfiskuar edhe tri radiolidhje dhe dy thika.

“Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq 28.01.2024 – 13:30. Janë arrestuar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika