Konfiskohet municion në Zveçan, policia thotë se s’ka të bëjë me votimin

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi municioni në komunën e Zveçanit, në një shtëpi të një serbi i cili nuk gjendet në Kosovë. Megjithatë, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka deklaruar se municioni i gjetur nuk kishte të bënte me votimin për shkarkimin ose jo të kryetarëve në komunat në veri të vendit

Në ditën kur patrullimet dhe kontrollet e Policisë së Kosovës kanë qenë më të shpeshta në veri të vendit me rastin e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve të komunave, Policia zbuloi diçka të pazakontë.

Njëra nga shtëpitë në Zveçan rezultoi të ishte e mbushur me municion.

Por, sipas Policisë së Kosovës, aksioni nuk kishte të bëjë me ngjarjen kryesore të ditës.

“Pa marrë parasysh të gjitha proceseve që mund të ndodhin në veri të vendit, ne kemi punët tona rutinore. Kemi pranuar informatën që në një shtëpi të braktisur e cila për momentin është e pabanuar, mund të ketë armë. Policia ka reagu, ka shku aty dhe ka gjet dy kallashnikov, disa fishekë, karikatorë edhe diçka tjetër por me siguri është posedim ilegal i armëve. Nuk ka lidhje absolutisht me votimet,” ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri.

Në shtëpinë e braktisur u gjet edhe një elektroshok për të cilin, policia tanimë i ka dyshimet e saj se kujt i përkasin.

“E kemi një të dyshuar sepse shtëpia është e tij por për shkak se ai nuk është aty, nuk do donim të diskutonim për identitetin e tij,” shtoi Elshani.

I dyshuari, pronë e të cilit është shtëpia, dyshohet se jeton në Serbi.

Ndonëse u tha se kapacitetet me të cilat Policia e Kosovës ka funksionuar gjatë ditës së sotme me rastin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve të komunave në veri të vendit, janë minimale, patrullimet e policisë në veri kanë qenë më të shpeshta se zakonisht.

E njëjta vlen edhe për njësitë e karabinierit italian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika