Policia në Vushtrri ka konfiskuar një armë, të premtën e 6 tetorit.
Sipas Policisë së Kosovës, konfiskimi i armës nga i dyshuari është bërë pasi që gjatë kontrollit te detajuar në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe i është konfiskuar një armë pushkë pneumatike kalibri 4.5 mm .
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar J. S.,34 vjeç, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njiofton Policia e Kosovës.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.