Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të diskutojë luftën në mes të Izraelit dhe Palestinës, gjatë takimit të tij këtë javë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në San Francisko, tha të hënën një zyrtar i lartë i administratës.
Siç shkruan CNN, konflikti do të jetë një nga temat e rendit të ditës për takimin në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.
Pushtimi rus i Ukrainës do të diskutohet, gjithashtu, tha Sullivan.
“Në përgjithësi, ne mezi presim një takim produktiv,” tha ai.
Muajin e kaluar, Xi bëri thirrje për një armëpushim në luftën Izrael-Hamas , “një hap që SHBA-ja e ka rezistuar”.
Ndërkaq, kryeministri Benjamin Netanyahu të hënën dyfishoi luftën e Izraelit kundër Hamasit, duke u zotuar se Izraeli do ta shohë “luftën deri në fund”.