Kongresisti amerikan: Pse Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën dhe po hesht ndaj provokimeve të Serbisë?

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, e ka pyetur sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken se “pse po dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën dhe po hesht ndaj provokimeve të Serbisë”

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres

Situata e krijuar në veri të Kosovës e ka shtyrë të reagojë edhe kongresistin amerikan, Ritchie Torres.

Pas lëndimit të 30 pjesëtarëve të NATO-s, si pasojë e protestave të dhunshme, kongresisti Torres ka thënë se të njëjtit u plagosën nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.

Lidhur me këtë, Torres e ka pyetur sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken se “pse po dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën dhe po hesht ndaj provokimeve të Serbisë”.

“25 pjesëtarë të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë? SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën”, ka shkruar Torres në Twitter.

Ndryshe, Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës në veri të Kosovës.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se KFOR-i i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri.

“Për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimin, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për çfarë ndodhi dhe parandaloni çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshiheni pas tregimeve të rreme”, thuhet në njoftim.

KFOR-i bën thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës në veri, fton palët të marrin përgjegjësi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika