Kongresisti republikan, Zach Nunn, i ka reaguar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Nuun, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se ShBA-ja duhet të qëndojë me aleatin e saj të palëkundur, Kosovën.
“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-së – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka shkruar Nun.
Sipas tij, Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.
“Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka përfunduar ai.
Ndërsa, Blinken ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit, Albin Kurtit, të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në Twitter.