Kongresistja amerikane letër Kurtit: Mbani zgjedhjet e reja dhe themeloni Asociacionin

"Ju inkurajoj shumë ju dhe administratën tuaj që të mbani zgjedhje të reja për postet e kryetarëve në komunitetet me shumicë serbe, të tërhiqni plotësisht forcat speciale në komunat me shumicë serbe dhe në fund të krijoni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, siç kërkohet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013"

Kongresistja amerikane letër Kurtit: Mbani zgjedhjet e reja dhe themeloni Asociacionin

Kongresistja amerikane, Claudia Tenney, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku i ka shprehur shqetësimin e saj për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Në këtë letër, Tenney i ka kërkuar Kurtit që të ndërmarrë veprime për të “depërshkallëzuar situatën” dhe që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë shkruaj me shqetësim të madh për përshkallëzimin e tensioneve në Veri të Kosovës dhe mungesën e progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Jam e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të serbëve të Kosovës që vazhdon të destabilizojë sigurinë në rajon. Ju inkurajoj shumë ju dhe administratën tuaj që të mbani zgjedhje të reja për postet e kryetarëve në komunitetet me shumicë serbe, të tërhiqni plotësisht forcat speciale në komunat me shumicë serbe dhe në fund të krijoni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, siç kërkohet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, thuhet në letrën e kongresistes amerikane.

Sipas saj, serbët e Kosovës kanë bojkotuar zgjedhjet si rezultat i “politikave diskriminuese”.

“Siç e dini, serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës, si rezultat i politikave diskriminuese antiserbe dhe mungesa e progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Kjo çoi në pjesëmarrje të vetëm 1,567 personave nga rreth 45,000 votues me të drejtë vote – një përqindje e pjesëmarrjes prej 3.5 për qind. Pavarësisht nga mungesa e qartë e mandatit nga këto rezultate, këta kryetarë komunash u vendosën me forcë në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan, dhe Zubin Potok – të gjitha komunitetet me shumicë serbe”, thuhet ndër të tjera në letër.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika