Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

"Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u ngrit në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së"

Kongresmeni, Richie Torres

Kongresmeni, Richie Torres, është shprehur i zhgënjyer me deklaratat e Departamentit të Shtetit në lidhje më aksionin e Policisë së Kosvës në veri të vendit, gjatë ditës së premte(dje).

Përmes një shkrimi në Twitter, Torres ka thekusaur se Kosova është një aletat palëkundur i ShBA-së dhe është zhënjyesë që Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, e ka sulmaur publikisht një aleat (Kosovën) të vetin.

“Kosova është një aleate e palëkundur e SHBA-së. Kur SHBA-ve u duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u ngrit në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar Torres.

Blinken, ka dënuar mbrëmë veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit, Albin Kurtit, të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika