Kongresmenja amerikane: Çdo agresion ndaj Kosovës përbën kërcënim për sigurinë globale

Lisa McClain tha se çdo agresion ndaj Kosovës nga shtete të mbështetura nga Rusia përbën kërcënim për sigurinë globale

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që moti është aleate e ShBA-së dhe NATO-së.

McClain tha se çdo agresion ndaj Kosovës nga shtete të mbështetura nga Rusia përbën kërcënim për sigurinë globale.

ShBA-ja sipas saj duhet të qëndrojë pranë Kosovës.

“Kosova ka qenë prej kohësh një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të tyre. Çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika