Konjufca: 24 shtatori – dita kur emri i Afrim Bunjakut u lartësua në piedestalin e dëshmorëve

Republika e Kosovës triumfoi falë sakrificës sublime të Afrimit në mbrojtje të atdheut dhe vendosmërisë së shokëve të tij, policëve të Kosovës për t’u mos u zmbrapsur përballë Serbisë, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë shtetërore të varrimit të policit Afrim Bunjaku, ka thënë se ai ra në krye të detyrës si oficer i denjë i Republikës në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës sonë.

Konjufca, ditën e 24 shtatorit e quan tragjike për familjen, miqtë e vendin.

“Dita 24 shtator, ditë tragjike e humbjen së jetës së tij, ditë e dhimbjes për familjen dhe miqtë, po ashtu është dita kur emri i Afrim Bunjakut u lartësua në piedestalin e dëshmorëve. Rreshteri Bunjaku dje mbrojti Kosovën me jetën e tij, ndërsa nga sot rënia e tij do t’i frymëzojë brezat e ardhshëm se si mbrohet atdheu. Dje ishte ditë e rëndë për Kosovën, demokracinë dhe paqen në rajon. Serbia edhe njëherë përmes strukturave terroriste paramilitare e sulmoi shtetin e pavarur e sovran të Kosovës edhe pse lufta me Serbinë përfundoi më 1999, Kosova po vazhdon ta mbrojë lirinë e saj dhe pavarësinë me gjakun e dëshmorëve”, u shpreh ai.

Konjufca tha se dje Republika e Kosovës triumfoi falë sakrificës sublime të Afrimit në mbrojtje të atdheut dhe vendosmërisë së shokëve të tij, policëve të Kosovës për t’u mos u zmbrapsur përballë Serbisë.

“Mbrojtja e djeshme na kushtoi me gjakun e Afrim Bunjakut”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika