Konjufca: BE-ja po dëshiron t’ia marrë me zor Kosovës kompetencat për Asociacionin

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë sa i përket çështjes së Asocicacionit, është shprehur se drafti që është dorëzuar nga ana e Bashkimit Evropian ka një parregullsi, pasi kjo nuk është kompetencë e BE-së.

Konjufca u shpreh se sa i përket Asociacionit është një temë shumë e përfolur në vend, “varet se cila nuk mund të marrë epilog për shkak të mënyrës se si është shkruar nga bashkësia ndërkombëtare,” tha Konjufca.

Kështu duke shtuar se BE-ja dëshiron t’i marrë me “zor” kompetencat Kosovës për Asociacionin.

“Unë e kam shprehur mendimin tim publik për Asociacionin e komunave serbe se drafti që është dorëzuar nga ana e Bashkimit Evropian ka një parregullsi, sepse kjo nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian dhe mendoj që nëse Bashkimi Evropian nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë i bie që po don me ia marrë me zor një kompetencë Kosovës, mendoj që kjo është e pamundshme në relacionet që i kemi me Bashkimin Evropian,” u shpreh Konjufca.

Ai theksoi se një diçka që edhe në dokumente shkruhet që Kosova e propozon nuk ka mundësi me propozu Bashkimi Evropian, duke shtuar se Kosova nuk duhet të penalizohet për vonesë.

“Nuk mendoj që Kosova ka të drejtë me u penalizu pse u vonu, penalizim kanë qenë edhe sanksionet që i ka pasë edhe atë e kemi vujtë si Kosovë, e kemi pagu ne, çmimet i ka pagu Kosova por kompetencën nuk mundet me na e marrë Bashkimi Evropian për me propozu një draft që ka me qenë draft zyrtar që pastaj kalon në Gjykatë Kushtetuese.”

Ndërsa për marrëdhëniet në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, Konjufca ka thënë që relacionet janë të mira, nuk janë dramatike.

“Vetë presidentja dhe kryeministri i dhanë qëndrimet e tyre, diferencat që mund t’i kemi për çështje të ndryshme nuk mund të quhen luftë politike,” tha Konjufca. Nuk ka kurrfarë lufte politike mes personaliteteve të cilat përfaqësojnë institucionet qendrore në këtë rast, mund të ketë dallime në qëndrime për çështje të ndryshme, ndodhin në çdo shtet të botës.”

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika