Konjufca bën homazhe te varrezat e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë: Ishin frymëzim për të rinjtë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te varrezat e dy dëshmorëve, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në nderim të 33-vjetorit të rënies së dy dëshmorëve, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, ka bërë homazhe te varrezat e tyre.

Ai para mediave ka thënë se Fazliu e Zhitia ishin shembull se si sakrifikohet jeta për lirinë e vendit.

“Erdhëm për t’i bërë nderimet për heronjtë tanë që e dhanë shembullin më të vyer se si jepet jeta për lirinë e atdhetarë, sepse ata i luftuan forcat e okupatorit”.

“Ishin shembull që frymëzoi edhe brezat më pas. E mijëra djem e vajza u bashkuan në UÇK duke e përjetuar shembullin e tyre se si me pushkë në dorë duhet t’i dilet përpara okupatorit. Sa të ketë gjallë popull shqiptar ata do të kujtohen e do të nderohen”, është shprehur Konjufca.

Homazhe pranë varrezave të dy dëshmorëve ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pos Haradinajt, homazhe bëri edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj

“Jemi në nderim të heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Janë pishtarët e lirisë dhe janë ata që ndriçuan rrugën e lirisë”, ka thënë Haradinaj.

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika