Konjufca dhe Bislimi bëjnë homazhe në vendin ku u vra Enver Zymeri

Në vendin ku heroi Enver Zymberi u vra gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në vitin 2011, kryeparlamentari Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla bënë homazhe

Në vendin ku kishte rënë heroi, zyrtari policor, Enver Zymberi, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të vendit, në vitin 2011, kanë bërë homazhe kryeparlamentari Gluak Konujufca dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Po ashtu, bashkë me ta ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Konjufca ka thënë se policët që ranë në krye të detyrës janë shembulli se për mbrojtjen e vendit nuk duhet të kursehet as jeta.

Ai gjatë deklarimit para mediave, pas homazheve, është zotuar për mbështetje të përhershme ndaj familjeve të policëve të rënë.

“Institucionet e Republikës gjithmonë do qëndrojnë pranë familjeve të heronjve tanë, policëve të rënë, sepse vetëm kështu tregojmë se jemi shtet serioz, shtet që e ngreh në nivelin më të lartë shembullin e sakrificës për të mirën e përgjithshme”, ka thënë ai.

Gjithashtu, këtë të premte janë bërë homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës – që gjendet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Sveçla: Heroi Enver Zymeri u kthye në shembullin dhe motivin e qindra vajzave dhe djemve

Ministri Sveçla ka përkujtuar policin e vrarë në detyrë, Enver Zymeri, për të cilin ka thënë se u kthye në shembullin dhe motivin e qindra vajzave e djemve të Republikës sonë.

Gërvalla ka thënë se falë përkushtimit dhe profesionalizmit dhe vendosmërisë së Policisë së Kosovës, vendi është sot më i sigurt dhe më sovran.

Po ashtu, ajo ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e Enver Zymerit dhe e të gjithë zyrtarëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës, janë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë ne.

Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë, organizohen gara profesionale të kërcimit në Ujman

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika