Konjufca dhe Soderberg nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Nancy Soderberg. Gjatë këtij takimi është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit në lidhje me themelimin e Institutit Parlamentar, avancimin e mbikëqyrjes dhe transparencën në Kuvend

Në të majtë, Drejtoresha e NDI, Nancy Soderberg. dhe në të djathtë, kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë të martës së 14 marsit, ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Nancy Soderberg.

Në takim u bisedua për projektet e deritanishme të NDI-së dhe aspektet e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen, me fokus në fushën e transparencës, hulumtimeve parlamentare dhe ngritjen e kapaciteteve ligjvënëse, sipas deklaratës për media të Kuvendit.

Me këtë rast u nënshkrua edhe memorandumi i mirëkuptimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, në lidhje me themelimin e Institutit Parlamentar, avancimin e mbikëqyrjes dhe transparencën në Kuvend.

Konjufca shprehu mirënjohje për rolin dhe kontributin e çmuar të NDI-së në drejtim të konsolidimit dhe forcimit të kapaciteteve legjislative dhe institucioneve demokratike shtetërore, duke ritheksuar gatishmërinë e Kuvendit për intensifikimin e bashkëpunimit. Ai vuri në dukje se “në sajë të bashkëpunimit të ngushtë të stafit të Kabinetit dhe të NDI-së është arritur mbështetja më e madhe deri më tani për Kuvendin nga ky Institut dhe USAID”.

Qëllimi i përgjithshëm i memorandumit është të fuqizojë barazinë gjinore, qeverisjen llogaridhënëse dhe integritetin e informacionit.

Sipas njoftimit të Kuvendit, ky projekt synon të ofrojë asistencë teknike të bazuar në hulumtim dhe në formë strategjike t’i kontribuojë përkrahjes së avancimit të gjithëpërfshirjes, lidershipit politik të grave, të avancojë shërbimet profesionale të Kuvendit, transparencën parlamentare dhe mbikëqyrjen e ekzekutivit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika