Konjufca do të udhëtojë drejt SHBA-së, merr pjesë në Samitin për Demokraci

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci që do të mbahet më 29-30 mars në Washington.

Kështu ka bërë të ditur shefi i stafit të kabineti të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, i cili ka thënë se në kuadër të aktiviteteve të këtij Samiti, Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë një pritje për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve që janë partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera.

“Kryeparlamentari Konjufca si pjesëmarrës në këto aktivitete të Samitit, do ta shfrytëzojë këtë platformë për të zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të Kongresit Amerikan dhe përfaqësues politikë të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës”, shkroi ai.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë ftesë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci.

Samiti për Demokraci është nismë e Shtëpisë së Bardhë që mëton të nxjerrë në pah suksesin e demokracisë në dobi të qytetarëve, si dhe adresimin e sfidave më të vështira botërore.

“Sipas ftesës, përveç fjalimit që do të mbajë krahas krerëve të shteteve të tjera sipas formatit të vitit të kaluar, Osmani është përzgjedhur edhe në mesin e 10 liderëve që do të jenë folës kryesorë në seancën plenare, në të cilën, do të diskutohet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më 9 dhjetor 2021, presidentja Osmani përfaqësoi Kosovën në edicionin e parë të Samitit për Demokraci, platformë që ka bashkuar vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për t’i konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika