Konjufca e Bogujevci presin në takim fundviti organizatat partnere të Kuvendit

Foto e postuar në llopgarinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjofca ka njoftuar se së bashku me nënkryetaren Saranda Bogujevci, kanë pritur në një takim fundviti organizatat partnere të Kuvendit.

“Legjislatura VIII ka arritur konsiderueshëm objektivat ambicioze legjislative, gjithnjë të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian dhe kriteret e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Konjufca.

Kryetari i Kuvendit ka shtuar se të arriturat e deritashme të kësaj legjislature, si dhe përgjithësisht legjislaturave të mëparme, “janë pa dyshim meritë edhe e mbështetjes së partnerëve vendorë e ndërkombëtarë të Kuvendit”.

Tutje kryetari i Kuvendit ka potencuar se së bashku me partnerët, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë t’i avancojë rezultatet dhe t’i përmbush objektivat e parashtruara gjatë vitit në vijim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika