Konjufca: Edi Shukriu la gjurmë të pashlyeshme në shkencën shqiptare

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Edi Shukriu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e shkencës, letërsisë, historisë, arkeologjisë, kulturës dhe mendimit politik

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas vdekjes së akademikes Edi Shukriu, ka thënë se ajo la gjurmë të pashlyeshme në fushën e shkencës, letërsisë, historisë, arkeologjisë, kulturës dhe mendimit politik.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Konjufca ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikes Edi Shukriu, duke thënë se ajo dha një kontribut të pazëvëndësueshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e intelektuales, arkeologes sonë të shquar, shkrimtares dhe ish-deputetes, Edi Shukriu. Ajo dha kontribut të pazëvendësueshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës. Akademikja Shukriu njëkohësisht ishte shembulli i gjallë i gruas së angazhuar e aktiviste me pjesëmarrjen e saj në proceset kyçe, nëpër të cilat, kaloi populli dhe shoqëria jonë”, shkroi Konjufca.

“Trashëgimia që e la pas, mbetet për t’u studiuar e kujtuar. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e saj, bashkëpunëtorët, për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar”, shtoi ai.

Të martën, ka vdekur në moshën 73-vjeçare akademikja kosovare, Edi Shukriu.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se më 17 janar 2023 ndërroi jetë akademike Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”, thuhet në njoftimin e faqes së ASHAK.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 18 janar 2023, ora 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.

Mbledhja komemorative do të mbahet në mjediset e ASHAK-ut në orën 11:00.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika