Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është një ndër figurat më emblematike të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka përkujtuar Ilaz Kodrën në 25 vjetorin e rënies heroike për çlirimin e Kosovës.

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar Ilaz Kodrën në 25-vjetorin e rënies heroike për çlirimin e Kosovës.

“Heroi Ilaz Kodra është një ndër figurat më emblematike të UÇK-së, i rritur e formësuar në frymën kombëtare e patriotike, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion që Kosova mund të çlirohej nga Serbia pa luftë pikërisht për këtë arsye u bashkuar me Adem Jasharin Hamëz Jasharin, Zahir Pajazitin e të tjerë në njësitin e parë ushtarak,” tha Konjufca.

Konjufca foli edhe për kontributin e të rënëve për liri.

“Ky grup patriotësh që i përkasin kronikës më të lavdishme të historisë sonë e panë të parët lirinë e Kosovës, prandaj sakrifikuan çdo gjë që këtë liri ta gëzojë i gjithë populli ynë, kontributi i komandantit Ilaz Kodra për organizimin dhe strukturimin e luftës çlirimtare është i hershëm sikurse pjesëmarrja e tij në luftë e aksione të pandalshme deri kur ra në altarin e lirisë më 30 prill të 1999 në mbrojtje të popullatës civile që po sulmohej në të gjitha anët në fshatrat e Drenicës,”

Pothuajse nuk kishte betejë në Drenicë e rrethinë ku Ilaz Kodra nuk kishte marrë pjesë, kujtoi Konjufca.

Konjufca po ashtu përmendi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është kapitulli më i ndritur i historisë sonë të shekullit 20-të, e Drenica me luftëtarët e saj i dha historisë heronj ku jeta dhe vepra e tyre është frymëzim për ne dhe brezat që do t’i lëmë pas.

Ai përmendi edhe gjenocidin e bërë nga serbët mbi shqiptarët e pafajshëm.

“Serbia nuk i kurseu civilët sepse Serbia e donte Kosovës pa shqiptar, të spastruar etnikisht, prandaj lufta e saj ishte gjenocidale sepse ajo vrau fëmijë gra e pleq, gjaku I këtyre të pafajshmëve kurrë nuk do të falet e harrohet nga ne, por do ta kujtojmë Serbinë  si kriminale dhe gjenocidale, e cila ende nuk është penduar dhe nuk e ka ndryshuar orientimin dhe kursin e saj politik,” tha Konjufca.

Për dallim prej presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka përshëndetur edhe Sami Lushtakun i cili ishte prezent në sallën e Kuvendit.

“E nderuar presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani Sadriu, i nderuar kryeministër Kurti, e nderuara familje e heroit tonë Ilaz Kodra, të nderuar deputetë, zëvendëskryeministra e ministra të kabinetit qeveritar, të nderuar përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, i nderuar kryetar i Skënderajt, z.Fadil Nura, i nderuari komandant i Zonës Operative të Drenicës, gjeneral Lushtaku”, ka thënë Konjufca në fillim të fjalës së tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika